Berisha në Tropojë: Rama ka diskriminuar veriun. ”Open Balkan” nuk kalon dot në Shqipëri

Rikthimin në Tropojë, Sali Berisha e bëri këtë mbrëmje përmes ”Foltores”. Në fjalën e tij para demokratëve, lideri historik i PD-së tha se kryeministri Edi Rama e ka diskriminuar zonën e veriut në këto 8 vite, ndërsa një përgjigje e ka edhe për ata që thonë se po nxit përçarje.

”Jemi mbledh sot në moment kritik për vendin ku 8 vite më radhë Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër nga një skandal në një skandal. Në 8 vite veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se 8 vite të çdo pushtuesi ndër vite. Edi Rama një armik i egër i qenies shqiptare iu vuri taksën te Rruga e Kombit. 20 vite diferencë me qarkun e Tiranës paguan taksë ua vuri vizën ju, kurse shqiptarët qarkullojnë pa taksa në territor, i vuri taksë Veriut dhe Kosovës. Atyre që më thonë po nxit përçarje, unë u them se unë nuk po nxit përçarje por po e luftoj përçarjen dhe po bëj gjithçka që shqiptarët të jenë të bashkuar. Në këto 5 vite vendi po shkretohet”.

Po ashtu Sali Berisha akuzoi se Edi Rama po bën gjithçka që të vendosë Shqipërinë në dominimin e Serbisë me një projekt serbo-rus, duke rrethuar Kosovën në armiqësi. Duke e konsideruar ”Open Balkan” një projekt armiqësor ndaj shqiptarëve, Berisha i çoi sërish mesazh presidentit serb se Ballkani i hapur nuk do të kalojë në Shqipëri me firmën e Ramës në kurriz të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më dramatike është çështja kombëtare. Edi Rama njësoj si Enver Hoxha i kapur peng nga Beogradi po bën gjithçka të vendosë Shqipërinë në dominimin e Serbisë me një projekt serbo-rus, Ballkani i Hapur ka rrethuar Kosovën në darë armiqësore, ku në armiqësi prin njëlloj Beogradi si Tirana dhe në takime lëshon rrufe kundër udhëheqësve të Kosovës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?