Berisha: Nëse Rama na plotëson 3 kërkesat, i kthehemi normalitetit në Kuvend

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se opozita do i rikthehet me seriozitet jetës parlamentare, nëse mazhoranca plotëson tre kërkesat e tyre.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha e mohoi kategorikisht se ata do të bojkotojnë seancat plenare, por se do të jenë gjithmon aty.

“Ne jemi seriozë në ato që themi. Kjo është betejë. Pse ne nuk kaluam në një protestë të përgjithshme? Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Pra, ta harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit. Fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do kthehemi. Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament. I plotësuat kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave.” – tha Berisha.

Kujtojmë se tre kërkesat e grupit parlamentar të PD-së janë: ngritja e komisionit hetimor të konçesioneve në shëndetësi, ngritja e komisionit hetimor për ndërhyrjen në TIMS, si dhe ndryshimi i përbërjes së anëtarëve të Reformës Zgjedhore.

SHKARKO APP