Berisha nesër mbledh grupin parlamentar të PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur ditën e nesërme (e mërkurë) një mbledhje të grupit parlamentar. Mesazhin deputetët e kanë marrë nga nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi.
”Ju përshëndes! Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës.
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.
-Të tjera”, thuhet në njoftim.