Berisha: Ngjarja në Lazarat, një akt kriminal i shëmtuar
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi vrasjen e një efektivi të policisë së shtetit në Lazarat, si një akt kriminal të shëmtuar. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se shteti duhet të identifikojë dhe ndëshkojë me forcën e ligjit atuorët e krimit.
Postimi i Berishës në FB
Te dashur miq, nje ngjarje e rende, ne te cilen ka humbur jeten nje efektiv i Policise dhe jane plagosur dy police te tjere, ka ndodhur ne Lazarat. Duke denuar ashper kete krim te shemtuar, shpreh ngushellimet me te thella familjes te efektivit te Policise, te ndjerit Ibrahim Basha dhe ju uroj sherim te shpejt e te plote dy punonjesve te plagosur te Policise. Me kete rast u bej thirrje organeve te zbatimit te ligjit te identifikojne, vendosin e ndeshkojne me forcen e ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! sb