Berisha nis me akuzat: Sovrani foli, por bandat e Durrësit dhe në zona të tjera kanë vërshuar drejt KZAZ-ve

Në një konferencë për shtyp pas mbarimit të zgjedhjeve, Sali Berisha ka nisur me akuzat, teksa thotë se sovrani foli dhe se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje. Ai ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon edhe se bandat duan të ndikojnë në rezultat.

“Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.

Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-së me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës. Janë denoncuar qoftë nga media, qoftë nga PD. Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për gjithë komisionerët tanë është të jenë qëndrestarë”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?