Berisha: Nisim një analizë të thellë të zgjedhjeve të 14 majit

Sali Berisha është shprehur sot se do të nisin një analizë të plotë për funksionalitetin e partisë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 14 majit.

Për të mbyll një fazë që e kemi cilësuar mbrojtjen e votës, për të kaluar në një fazë të re, analizë të plotë të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale gjatë procesit zgjedhor. Çelim siparin e një analizë të thellë të procesit zgjedhor.

Në raportin mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Kjo ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati që investoi në këtë proces zgjedhor. Ky raport që është dërguar në institucionet ndërkombëtare, do iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimorë, mediave në Shqipëri dhe në botë. Është raporti i dramës së një kombi që ja kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit“, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?