Berisha: Një vendim i pashpirt në prag të Viti të Ri i qeverisë, me pasoja të rënda për qytetarët
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për rritjen e çmimit të energjisë. Në një postim në Facebook ai shprehet se ky është vendim që godet qytetarët në nevojë.
Postimi i plotë në FB i Berishës:
"Te dashur miq. Dje Edi Rama urdheroi ERE-n e tij te rrise me 25% cmimin e energjise per 75% te familjeve shqiptare. Keshtu, duke filluar nga dt 1 janar e tutje, 75% e familjeve shqiptare qe konsumonin ne muaj nden 300 kv/ore energji dhe paguanin 7,7 lek per kv/ore, do te paguajne 9,5 lek per kv/ore. Kjo eshte nje rritje e madhe me pasoja te renda per qytetaret.
Edi Rama tallet me cinizem dhe ligesi me qytetaret mbasi dhe sot bertet se çmimi i energjise nuk esht rritur. Sipas tij, blerja e energjise, jo me 7,7 lek por me 9,5 lek, nuk eshte rritje, por thjesht mesatarizim. Kjo eshte matematike e njeriut te semure psiqik, qe per mendjen e tij jo normale, 9,5 lek nuk jane me shume se 7,7 lek.
Rama urdheroi kete vendim, pavaresisht nga protesta gjigande e 22 nentorit kunder rritjes se çmimit te energjise. Rama shtyu me qellim, per ne prag te vitit te ri vendimin, duke besuar se per shkak te angazhimit te njerezve me festimet e Vitit te Ri, vendimi nuk do shkaktoje zemerim dhe tronditje te thelle ne shoqeri. Por ai gabon shume rende, qytetaret po presin me padurim protestat per te shpetuar njehere e mire nga klika Rama-Meta. Kjo rritje vjen si rezultat direkt i marreveshjes korruptive te qeverise me CHEZ, me te cilen Rama gjobiti me 1,2 milion leke çdo familje shqiptare!!. Sali Berisha".