Berisha njofton mitingun përmbyllës të fushatës: Më 12 maj në sheshin Nënë Tereza

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot mitingun përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

Në një takim të organizuar në Has, ai ka ftuar shqiptarët më 12 maj, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të festuar , sipas tij, fitoren e datës 14 maj.

“Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.

Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores.
I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli.
Jep dorëheqjen se je turpëruar.

Ty Rama të përdor si vegël.
Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.

Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

SHKARKO APP