Berisha njofton protestën e radhës në Tiranë: Dita e mosbindjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria

Kryetari i PD, Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës në datën 23 dhjetor në Tiranë.

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se “kjo do të jetë protesta më e fuqishme mosbindje civile” në kryeqytet.

“Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç ndodhi dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile. Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt.

Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot.
Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës”, tha Berisha.

SHKARKO APP