Berisha ”non grata”/Yuri Kim: Shqipëria po ndryshon. Ditët e pandëshkueshmërisë po vijnë në fund
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, sot ka ndjekur nga afër stërvitjen e “Defender 21” në Pasha Liman, ku edhe komentoi vendimin e DASH për shpalljen e Sali Berisha si person ”non grata”.
“Shqipëria po ndryshon”,-tha ajo, duke shtuar se për vendimin nuk ka asnjë koment më shumë sesa sekretari amerikan, Antony Bliken. Sa i përket gjyqit që Berisha ka paralajmëruar në Francë, ambasadorja shtoi se nuk kishte asnjë informacion.
”Do të doja të shihja më shumë investime në Shqipëri, sepse është vend i shkëlqyer. Por duhet të punojmë së bashku, unë kam rolin tim, ju keni rolin tuaj. Keni parë zhvillime domethënëse, dje dhe një ditë më parë. Këto janë zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë”.