Berisha nuk e ndal sulmin ndaj Alibeajt: Ndan të fshehtat e tij me Edi Ramën. Fshehu vëllain kriminel
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ditën e sotme kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për fshehjen e dënimit të vëllait të tij në një nga vendet e Europës.
“Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminel i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk tregon se ku është. Ai ndan të fshehtat me Edi Ramën. Alibeaj mbahet peng sepse për këto rekorde kriminale ai nuk mund të ishte kurrë deputet, bashkëjetuesja e tij mund të mos zgjidhej kurrë në gjykatë. Ai ka fshehur akte të tmerrshme të vëllait të tij. Këto nuk janë shpikje, janë dokumente zyrtare që ekzistojnë në KQZ”, tha Berisha.