Berisha: Nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, më shumë se sa reforma në drejtësi, shqetësim kryesor kanë qenë zgjedhjet e ardhshme.
Duket se PD po përgatitet për një aksion të ri dhe nuk është çudi që të bojkotojë zgjedhjet.
Kjo u paralajmërua nga Sali Berisha.
Ai tha se “nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën”.
Gjë që për momentin është e pamundur të ndodhë, pasi PD nuk ka as votat dhe as mbështetje për të kërkuar largimin e Ramës.
Siç ka thënë Berisha, për momentin PD ka vetëm armët.
Pas kushtrimit të Berishës, edhe Basha, si ditën e djeshme, ashtu edhe sot, ka kërkuar rrëzimin e Ramës.
Ky kusht i ri vjen në një kohë kur sondazhet tregojnë se PD është shumë keq dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të dalë shumë më keq se në zgjedhjet e 2013-s.
Jo më kot Astrit Patozi paralajmëroi dje, se PD mund të asgjesohet në zgjedhjet e ardhshme. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

