Berisha: Nuk merret flamuri i PD-së. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe Yuri Kim

Edhe pse pritej me shumë interes, sot Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë vendimin për ankimimin e bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt. Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se partia nuk ka asnjë arsye që të mos ekzistojë fuqishëm. I ftuar në emisionin ”Drejt”, theksoi edhe se ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim.

”Nuk ka qenë për statutin e vulën, por ka qenë një proces që e drejton Edi Rama. Ky që do të gjykohej sot është kjo, përpjekje e Edi Ramës për të bashkuar Kuvendin e 18 dhjetorit në të cilin 1300 bënin 5200 në të cilin të ja bashkoni një gjykimi që është bërë për korrikun, asnjë, ai ka firmën e një njeriu që nuk është. Edi Rama është një armik i betuar i Partisë Demokratike dhe ne do t’i përgjigjemi atij.

Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye që të mos ekzistojë fuqishëm. Nuk merret flamuri i Partisë Demokratike, ai që tenton do të ketë pasoja. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim me një shkelje të kushtetutës, llogarinë e ka bërë në emër të Edi Ramës me qëllim që të goditej opozita në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?