“Berisha nuk na tremb dot me shantazhe apo kërcënime”

Deputeti socialist Erjon Braçe, thotë se Sali Berisha nuk tremd dot askënd me kërcënimet dhe shantazhet e tij.

Ai thotë se të gjitha këto, Berisha i bën që të pengojë reformën në drejtësi.

“Per ta thene troc: As që më sugjestionon Berisha me përballjen, bojkotin apo lënien e mandateve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po fare fare!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur Berisha u perball me ne kishte polici, ushtri, garde, SHIK, milici civile-domethene kriminele ordinere me pushtet, pistoleta, kallashnikove, pm5 etj.

Tani ska asgje vec milicise civile qe nuk e ka shperndare ende por e ka pasuruar me ushtarake kriminele te pandeshkuar;

Kur Berisha bojkoton as qe i mohon gje Kuvendit, qeverisjes, shoqerise apo cdo shqiptari; po asgje fare.

Kur Berisha e mban fjalen dhe vendos per te lene mandain e deputetit, do jete nje clirim shoqeror nga kultura e vrasesit dhe hajdutit ordiner ne politike.

Ndaj Sali Berisha te gjej tjeter kend per te shantazhuar;

Mua, ne, dhe nje shoqeri te tere nuk na shantazhon dot.

Ta riktheje edhe nje here kercenimin me lufte civile (97-ta thote spurdhjaku i tij Lylzim), nuk tremb me dot kend nder ne, po fare fare; e ka marre pergjigjen e ketij kercenimi sic e ka dashur.

Aaaa po;

Mund te trembe serish Lylzim Bashen per ta larguar nga ky vend; sic ate kohe, ne 1997-ten.

Ne fakt, shantazhi i kesaj jave synon tamam kete, perzenien e Lylzim Bashes.

Kjo brenda Partise.

Jashte saj por te lidhur me te, ka synimin e gjithkohshem:

Dështimin dhe pengimin e reformës në drejtësi”, shprehet deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?