Berisha nuk pranon rezultatin befasues të PS-së në Kamzë dhe akuzon: Zgjedhjet u manipuluan!
Sali Berisha doli sërish në një deklaratë për mediat për të komentuar daljen e rezultateve zyrtare nga ana e KQZ në Bashkinë e Kamzës dhe Vorës, rezultate, të cilët Berisha nuk i ka pranuar dhe madje i ka cilësuar edhe si të manipuluara.
Sipas Berishës, dy vite më parë, në Kamëz Partia Demokratike ishte 10 mijë vota para, ndërsa vetëm pak javë para zgjedhjeve, POLL-et e nxirrnin disa pikë përpara Partisë Socialiste. Ndaj, sipër Berishës, rezultati në fjalë tregon se gjithçka është e manipuluar.
“Ky rezultat hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Rezultati i Kamzës pasi u konfrontuan, u krahasuan rekorde elektorale dhe poll-et janë kryekëput të manipuluara. Kur them për Kamzën, atëherë problemi digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kamza fakton gjithçka. Kemi patur të dhëna. Ajo që është reale është se në 2021 PD ka qenë 10 mijë vota para PS dhe në POLL-in e 27 shkurtit, ka qenë bashkë me aleatin e vet 14 pikë përpara”, u shpreh ndër të tjera Berisha.