Berisha nuk shkon në SPAK, do të firmosin avokatët për ish-kryeministrin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht ditën e sotme në SPAK. Të hënën, Prokuroria e Posaçme njoftoi ish-kryeministrin përmes avokatëve mbrojtës se duhej të paraqitej për të firmosur zyrtarisht përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe marrjen e akteve të plota.
Mësohet se Berisha do të përfaqësohet në SPAK nga pala mbrojtëse. Më pas, dosja e përpiluar nga Prokuroria e Posaçme do t’i dërgohet për gjykim GJKKO-së.