Berisha: ”Open Balkan” shkatërrim i Shqipërisë, Kosova po ndihet larg me Tiranën
Në takimin me demokratët në Korçë, ish-kryeministri Sali Berisha që garon për të qenë sërish kryetar i PD-së, tha se ”Open Balkan” është shkatërrim i të gjithë Shqipërisë.
”Një vend i cili ka fusha të mëdha, një vend i cili në Ballkan është prodhues kryesor i një seri prodhimesh bujqësore që ka subvencionuar në cdo hektar, në çdo dynym, në çdo metër, në çdo njësi prodhimi më shumë se çdo tjetër në Ballkan dhe tani i themi ne fermerit në Ballkan se ti do të matësh me fermerin e Shumadisë. Nuk është e vërtetë se BE është ky. BE është me kuota”.
Po ashtu Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama po ndihet afër me Beogradin, ndërsa Kosova larg me Tiranën.
”Në vend se të ndihemi 2 herë më të fuqishëm se jemi të lirë, tani ky ndihet afër me Beogradin, Kosova larg me Tiranën. E rëndësishme është të realizojmë se ky është një mision jetik për qenien tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Nëse vazhdojmë këtë mision, i japim Shqipërisë drejtimin e duhur”.