Berisha pa imunitet, Andoni: Ka lëvizur me dy regjistra, nuk i falet një deputeti të vjetër si ai
Sali Berisha është pa imunitet. Analisti Ben Andoni thotë se heqja e imunitetit nuk i falet Berishës, pasi është një deputet i vjetër, ndërsa shtoi se ai ka lëvizur përherë me dy regjistra dhe ky ka qenë problemi.
”Një personalitet si Berisha duhet të kishte evituar këtë situatë. Ai duhet të ishte paraqitur që në fillim në gjykatë. Berisha ka lëvizur gjithmonë me dy regjistra. Ky është problemi. Po të ishte përballur që në fillim, besoj që do qartësonte shumë nga këto hallka.
Do të mendonte në të tillë mënyrë nëse do respektonte institucionet. Në rast kur ju e patë që dje kur u mor vendimi nga Kushtetuesja, ai dhe ekipi i tij kanë thënë se institucionet janë të kapur. Nëse nuk respekton një institucion, nuk ke pse thua se është antikushtetuese.
Që në momentin që u shpall ”non-grata” është kujdesur të thotë që ”çështja ime gjyqësore është çështja ime personale”. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kohët e fundit. Përherë ka thënë se është çështja e tij”,-u shpreh Andoni.