Berisha pa imunitet dhe para drejtësisë, ish-ministrja Kodheli: Kush ka gabuar, do të paguajë
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli thotë do ta respektojë deri në fund kërkesën e drejtë të drejtësisë. Reagimi i saj vjen në një moment kur grupi i saj, votoi dje në Kuvend me 75 vota dhe i hodhën Sali Berishën imunitetin si deputet.
“Ne nuk duhet kurrë dhe nuk kishim dashur kurrë që pamjet e seancave të fundit t’ua ofrojmë publikut dhe ndërkombëtarëve, por kjo tashmë ka ndodhur. Gjithsekush ka marrë vendimet e veta, PS ka marrë vendime dhe i ka shkuar deri në fund kërkesës së gjykatës dhe mendon se po bën gjënë e duhur. Reforma në drejtësi duhet bërë dhe duhet zgjeruar më tej”, tha ajo.
Duke u ndalur të rasti i Sali Berishës, Kodheli tha se kushdo që ka gabuar në detyrën e tij duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Kjo qasje shtoi deputetja e PS-së rrit besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe gjykatave në Shqipëri.
“Njerëzit duhet besojmë se ligji është i njëjtë për të gjithë. Kjo është shumë e rëndësishme. PD është një pasuri e vendit, edhe opozita po ashtu, por kjo nuk do të thotë se kush ka gabuar nuk duhet të paguajë. Nuk do kisha dashur askënd që është marrë në politikë ta shihja në këtë pozicion, por besoni që unë si çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi kam besuar shumë se do ishin shumë pak ata që janë marrë me politikë, që do ta përfundonin karrierën në këtë formë. Nëse është gabuar duhet të paguajnë, kaq e thjeshtë është e gjitha”, shtoi Kodheli.