Berisha: Pallatet pa leje po shtohen, Rama i vendos shiritin Shehajt se është deputet i PD. Demokratët jetojnë në një diktaturë

Në një takim me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, kryetari Sali Berisha hodhi akuza kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u ndal edhe te denoncimi i deputetit Agron Shehaj, se kreu i qeverisë i ka dërguar policinë në biznesin e tij dhe ka terrorizuar punonjësit. Berisha tha se i është vendosur shiriti i krimit vetëm sepse ai është deputet i PD-së, edhe pse ai e kishte me dokumente.

”Sot po më tregonte një demokrat; hapa një derë në dyqanin tim, gjithçka në lidhje të plotë organike, ja mbinë katër inspektorë. Ndërtim pa leje në një kohë kur shtohen pallatet e Salillarëve, shtohen 14-15 kate pa pyetur fare dhe nuk thotë asgjë. Ata janë klientelë e qeverisë dhe ky është një demokrat.

Tjetrit i vendoset shiriti i krimit, vetëm pse është deputet i PD-së, vetëm pse ke vendosur ndërmarrjen, ke marrë me qira një ndërtim pa leje, paçka se ai ishte me dokumente si të gjithë objektet e tjera. Ministri del e bën show për pallatin ngjitur me shtëpinë e tij, të nesërmen pallati ngre edhe një kat tjetër.

Këto i mora raste pasi janë të njohura për publikun, kurse seria e pafund e shkeljes së të drejtave të njeriut, demokratëve, nuk ka të sosur. Demokratët jetojnë në një diktaturë të vërtetë terrori, diskriminimi. Nga kush? Nga një njeri që i vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë që po e shkatërron ketë vend me shpejtësi marramendëse”.

SHKARKO APP