Berisha paralajmëron Ramën: Provo dhe preke votën, provoje
Politikë E Hënë, 11 Korrik 2022 21:26
Pasi e quajti armik në protestën e 7 korrikut, këtë mbrëmje kryetari i PD-së Sali Berisha tha se Edi Rama nuk duhet të prekë votën e shqiptarëve. ”Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve. Ta prek ta provojë. Le ta provojë. Kaq i them: Provoje”.