Berisha paralajmëron: Po bëhen përgatitje serioze këtë herë dhe do ta çlirojmë nga bandat, Selinë Blu

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të ketë tentativë tjetër për të marrë godinën e PD, por këtë herë sipas tij, përgatitjet do të jenë më serioze. Berisha deklaroi se policia hyri në seli, kur e pa se godina po merrej nga protestuesit.

“Policia ka hyrë sepse e pa që protestuesit po merrnin selinë. Edi Rama është i tmerruar sot. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mbështetur te blindet. Këtë aplikoi te selia e PD. Është projekti i Ramës. Me faktin që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën”, deklaroi Berisha i ftuar në emisionin “Now” në ”Euronews Albania”.

Teksa foli edhe për aspektet logjistike ku pranon se ka vështirësi në gjetjen e pajisjeve kundragaz, por se kjo gjë do të realizohet dhe pas “përgatitjeve serioze”, Selia e PD-së do t’ju rikthehet demokratëve, duke paralajmëruar kështu betejën e rradhës për marrjen e selisë. ”Do të bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe tempulli do u kthehet demokratëve”- insistoi Berisha.

SHKARKO APP