Berisha: Partia Demokratike do të bashkohet e do ta rrëzojë Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i bindur se opozita do të bashkohet dhe e bashkuar do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Ditën e sotme nga Memaliaj, Berisha bëri sërish thirrje për protesta të fuqishme, me qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Të ngrihemi të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje, të bëjmë gjithçka që me protesta të fuqishme t’i japim duart kësaj qeverie e cila ju garantoj se në 100 vitet e fundit nuk ka vjedhur kurrë një qeveri siç vjedh kjo shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë ju siguroj ju, se pavarësisht kushteve dhe rrethanave, PD dhe opozita shqiptare do bashkohet dhe e bashkuar do të nxjerrë nga pushteti Ramën dhe klikën e tij“, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?