Berisha: Më datë 20 shkurt bota do të shohë bashkimin e opozitës
Sali Berisha këtë mbrëmje ka dhënë mesazhet për mbështetësit që i shkojnë poshtë pallatit. Ai tha se pas protestës së 5 shkurtit përpara Parlamentit, politika shqiptare nuk është më e njëjtë.
“Ndonëse mendonim ndryshe, ndonëse kemi kritikuar njëri-tjetrin, ndonëse kemi pasur përplasje me njëri-tjetrit dhe jemi parti e individit të lirë, kur vjen puna te interesi kombëtar, te vlera e lirisë, te demokracia, ne bëhemi një dhe i dalim zot vendit, i dalim zot pluralizmit, i dalim zot Shqipërisë”, tha Berisha.
Me 20 shkurt theksoi ish-kryeministri demokrat, bota do të shohë bashkimin e opozitës.