Berisha: Me datë 11 dhjetor do të hyjmë në selinë e PD. Partia do drejtohet nga një Komision i Përkohshëm
Në një lidhje live në emisionin Opinion te Blendi Fevziu foli ish-kryeministri Berisha.
Ndër të tjera Berisha sqaroi se do të mblidhen në stadiumin kombëtar e Kuvendit për arësye se janë shumë delegatë dhe se pallati i Kongreseve nuk zë me shumë se 2 mijë delegatë. E dyta lidhet edhe me Covid-19, sepse duhet të qëndrojnë larg me njeri tjetrin.
Ndërsa sapo të mbarojë Kuvendi me datë 11 dhjetor Komisioni i Përkohshëm që do të drejtojë PD-në do të hyjë në selinë blu direkt në zyrën e Lulzim Bashës.
Drejtimi provizor nga një Komision do të bëhet sepse duhet që pas Kuvendit Kombëtar të shkohet në zgjedhje për kryetarin e ri sipas parimit “një anëtar-një votë”.
KOHA JONË SONDAZH

