Berisha pas seancës për buxhetin: Banorët e fermës së Edi Ramës e miratuan për 5 minuta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të buxhetit të vitit 2024 me votat e PS-së, mes kaosit dhe tensioneve në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se flakadanët në Kuvend që vendosi opozita, dogjën procedurën antikushtetuese.

“Ju e patë e vetë skenën më të shëmtuar në historinë e parlamentit. Ju e patë vet si banorët e fermës së Edi Ramës, kaluan brenda 5 minutave aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit.

E kaluan në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore. Sepse ky buxhet erdhi këtu mbi bazën e procedurave të përcaktuara nga rregullorja e parlamentit.

Erdhi këtu si një proces klandestin. I zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë.

Këtu që sic nisi, në u futëm kështu për të bllokuar procesin në mënyrë që buxheti të marrë të gjithë dimensionet që i takonin, por ata e kaluan brenda 7 minutave në frikë dhe tmerr“ tha ndër të tjera Berisha .

SHKARKO APP