Berisha: PD-ja ndodhet në situatën më kritike të jetës së saj
Ish-kryeministri Berisha në një intervistë me Erla Mhillin te Euronews Albania u pyet nëse duhej që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit PD-ja të hapte zgjedhjet partiake brenda saj, ndërkohë që duhej të merrej me denoncimin e blerjes së votave. Berisha tha se nuk duhej, pasi ishte krejt gabim. PD-ja duhej të tregonte botës masakrën zgjedhore të Edi Ramës.
Nuk kishte pse selia blu të futej në garë e sherr mes vetes për karriken e kryetarit, kur 25 prillin e vodhi kryeministri, shtoi ish-kryeministri.
Më tej ish-lideri i PD-së, theksoi se sot PD-ja sot ndodhet në situatën më kritike të jetës së saj.
KOHA JONË SONDAZH

