Berisha: PD s’ka marrë kurrë financime ruse, veç nëse i ka marrë Basha. Trego cila është origjina e parave

Në seancën plenare në Kuvend që ende vijon, kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur sërish për financimet ruse, ku mohoi që partia të ketë marrë. Edhe këtë mbrëmje, Berisha iu drejtua Bashës që të tregojë origjinën e parave, si edhe akuzoi Ramën për ”pengmarrje” të ish-kryetarit të PD-së për këtë dosje.

”PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha. U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak.

PD ka krijuar komision hetimor dhe i kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar, por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë”.

SHKARKO APP