Berisha për 21 Janarin: Donit pushtet me dhunë, Rama përgjegjës për vrasjet

Nga foltorja e Parlamentit, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka përkujtuar ngjarjet e 21-janarit të 5 viteve më parë kur u vranë gjatë demonstratës së opozitës së atëhershme 4 qytetarë. Berisha deklaroi sërish se atëherë kishim të bënim me një “puç” të mirëorganizuar nga Edi Rama, për të marrë pushtetin me dhunë. Por ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët se persona të armatosur sulmuan kryeministrinë me armë, Berisha sot ndryshoi qëndrim teksa tha se këta persona ishin të paisur me mjete të rënda. Ish-kryeministri tha se përgjegjësia për 4 viktimat bie mbi Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvend:

Sot është një ditë tjetër e zezë në historinë tonë. Si sot 5 vjet më parë, falangat e krimit bënë përpjekje monstruoze për përmbysje me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve. Organizuan puçin, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë vet pushtetitn, sulmuan institucionin qëndror të ekzekutivit shqiptar, me besimin e verbër se krye-karrieristi do dilte dhe të mbante një fjalim te zyra e kryeministrit të atëhershëm. Komunitetet ndërkombëtare e dënuan, këtë përpjekje të shëmtuar të paprecedentë që nga viti 1924. Persona të paguar, të paisur me mjete dhune, sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë, ku po punonte kreu i ekzekutivit të vendit, me shpresën dhe besimin e verbër se ai do u lironte zyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë puç dy krerë të tjerë të instucioneve, ai i Presidencës dhe Prokurorisë, në këtë puç që ishte edhe kreu i inteligjencës që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës njësoj si 84 vjet më parë kryeministër, çka s’mund të ndodhte kurrë. Për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qytetarë, u vranë sigurisht, 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama, sakrifikoi, i solli, luajti me fjalët me qëllimmin e të vetëm që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do të ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8-majit. Do ti jepnin disfatën e plotë që meritonte. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën, ndaj shfrytëzoj këtë rast për të dënuar dhe njëherë me ashpërsinë më të madhe, aktin e tyre të shëmtuar përpjekjen e tyre puçiste, dhe për të thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Java

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?