Berisha për 90 minuta në SPAK, avokati: E pyetën ku ka punuar pas vitit 1995

Sali Berisha sot qëndroi për herë të parë në SPAK për 90 minuta, avokati Genc Gjokutaj ka rrëfyer detajet dhe të pathënat e seancës së sotme. Sipas Gjokutajt, sot ra alibia që Berisha nuk shkon në SPAK, duke dokumentuar respektin e tij ndaj ligjit.

”Shoqërimi ishte shumë korrekt Berisha për arsye sigurie lëvizi me mjetin e tij. E vërteta nga ne ka qenë që asnjë nga ne avokatët nuk ishte atë ditë kjo ishte arsyeja pse ne kërkuam që të shtyhej. Ata nuk e prisnin prezencën e zotit Berisha, prezenca e zotit Berisha është dokument i gjallë i respektit të tij ndaj ligjit dhe rënie e alibisë që ai i shmanget drejtësisë. Rasti i Berishës është sui generis”,-tha në ”A2cnn”.

I pyetur se çfarë ndodhi ato 90 minuta në sallën e SPAK, Gjokutaj shprehet se prokurorët i gjeti të papërgatitur në marrjen në pyetje ndaj Berishës. ”Atje ishte një zyrë shumë e vogël. Më vjen keq që gjeta një SPAK të papërgatitur për pyetjet. Ata nuk kishin pyetje. Një nga pyetjet ishte; ku keni punuar zoti Berisha pas vitit 1995? Berisha i denoncoi prokurorët aty në zyrë, denoncoi procesin ndaj tij, ju shpjegoi shkeljet edhe për masën e sigurimit me një etikë ekstreme”.

Gjokutaj theksoi se nuk ishin 90 minuta marrje në pyetje në sallën e SPAK, por kishte shumë debat e përplasje. Ai tregoi se Berisha u kërkoi llogari prokurorëve të SPA, që pse nuk përmendin kryeministrin Rama në çështjen “Partizani”, pasi sipas tij ai është strumbullari.

“Zoti Berisha në të drejtën e tij ju kërkoi llogari, u tha që pse nuk e përmendni Ramen në këtë hetim kur ai është strumbullari i Partizanit? Ka dhënë leje ndërtimi dhe është gjobitur nga gjykata. Cfarë keni dëgjuar në dalje të gjykatës, e gjitha është biseduar në atë zyrë”.

SHKARKO APP