Berisha për Alibeajn: U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë grupin, por dështoi

Pas mbledhjes të grupit parlamentar të PD-së, ish-kryeminstri Sali Berisha për mediat, tha se Enkelejd Alibeaj u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë grupin, por dështoi.

”U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë grupin, por dështoi në çdo përpjekje. Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë mbikëqyrja, pati ide racionale.

Mund t’u them se pas kaq orësh diskutime u pasurua shumë mendimi i PD-së për situatën e dhënë dhe natyrisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së të padisë me urdhër të Edi Ramës të PD-së unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e mërziti por realitetet janë jo të ëmbla gjithnjë. Ishte një mbledhje e mirë, deputetët hodhën poshtë përpjekjet për manipulimin e qëndrimit të tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?