Berisha për deklaratat e forta të Presidentit Meta: Jo fushatë, po denoncon shkeljet e Kushtetutës

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deklaratat e Presindetit Ilir Metës nuk fushatë për 25 prillin, por që kreu i shtetit sipas tij po mbron Kushtetutën.

”Presidenti është i detyruar që ta mbrojë Kushtetutën, nuk mund të shmangë dhunimet flagrante të përditshme të saj. Ai nuk po bën fushatë, por po denoncon thyerjen e parimeve dhe normave të zgjedhjeve të lira. Është luftarak në mbrojtje të Kushtetutës, pasi duhet pranuar që kur të gjitha palët janë në fushë-betejë, ligji dhunohet nga qeveria dhe kjo e lëndon Presidentin, i cili ka detyrë mbrojtjen e Kushtetutës”,-tha Berisha për A2cnn”.

https://arkiva.kohajone.com/berisha-tregon-pse-nuk-e-shohim-ne-fushate-25-prilli-si-zgjedhjet-e-vitit-92/

SHKARKO APP