Berisha për kabinetin ”Rama 3”: Janë hajdutë profesionistë, shpallin tendera korruptivë

Nga takimi me demokratët në Kamëz me ”Foltoren”, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kabinetin e qeverisë ”Rama 3”, si hajdutët më profesionistë që Shqipëria ka pasur në historinë e saj.

”Rama ka grupuar hajdutët dhe hajdutët më profesionistë që ka pasur Shqipëria në tërë historinë e saj! Rama ka përzgjedhur si maskë make-up e disa zonjave për tu maskuar. Beqir Balluku nuk ka vjedhur 1/10 krahasuar me mbesën e tij, e cila në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për ”Unazën e Madhe”.

Ajo jep dyfishin e çmimit të ndërtuar në tunelin e Krrabës, pra 20 milionë euro për 1 km rrugë kurse tuneli i Krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro. Pasi e shpall me 20 mln i kujtohet se i duhen edhe nja 5 mln të tjera dhe e shpall së dyti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë me dhjetëra raste si kjo. Edi Rama nuk i nxjerr dot në televizion sepse në çdo fjalë i vjen era vjedhje. Po ministrja tjetër e dini që shiti lahutën dhe çiftelinë, lahutën serbëve dhe çiftelinë të tjerëve, vegla që ne krijuam kulturën tonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?