Berisha për Ramën: Nëse shkel çdo parim, sjell disfatën

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços në RTV Ora është shprehur se ai do të qëndrojë në politikë pasi nuk kërkon që ti japë të keqes (duke ju referuar Ramës) mundësinë e të qëndruar indiferent.

Ai pati edhe një debat me gazetarin Aleksandër Çipa i cili u shpreh se Berisha nuk mund ta krahasonte Ramën me Lukashenkon madje nëse do të bëhej një krahasim me presidentin e Bjellorusisë duhej të bëhej me Berishën për zgjedhjet e viti 1996.

Aleksandër Çipa: Zoti Berisha qasja juaj është e drejtë për kritikën që bëni për problemet e qeverisjes dhe raportin, pse jo edhe autokratik që ekspozon shpesh kryeministri Rama ne raport me pushtetet e tjera.

Qasja juaj me Lukashenkon, edhe shkon edhe nuk shkon. Në një llojë pikëpamje recidivizmin për këtë e keni ju në 96-ën apo në momentin kur u zgjodhët president në 97-ën. Dhe ju e dini se si u konstetuat, nuk dua të bëj analogji të drejtpërdrejtë sepse dua të jem korrekt me realitetin, por po e them si qasje presidenciale dhe jo krahasimtare.

Ju jeni politikan i cili ka dominuar skenën dhe vazhdoni të dominoni, ju nuk jeni një aktor i lodhur jeni një aktor që po lodhni skenën dhe kjo ju shkakton antagonizëm në raport me të drejtën publike, nuk e peshoni këtë gjë?

Berisha: Ata të cilët kanë pakënaqësi ndaj Sali Berishës lodhen, të tjerët gëzohen jashtë mase. Unë nuk qëndroj as për ata që lodhen dhe as për ata që gëzohen, unë qëndroj për një arsye themelore se asgjë thotë Edmond Burke nuk kërkon e keqja më shumë se indiferencën dhe unë nuk do ja jap të keqes këtë indiferencë gjer në minutën e fundit.

Qendron çdo ditë çdo orë në mbrojtje të interesit publik, siç e konceptoj unë.

Meqë bëre një krahasim me vitin 1996 unë ju këshilloj një gjë, ju jeni gazetar të merrni raportin e 96-ës se njeriu duhet të mësojë dhe nëse ju gjeni një fakt të vetëm në atë raport 36 faqesh në të cilën dëshmohet dhunimi i zgjedhjeve, unë ju jap ju 100% të drejtë.

Çipa: Është i pari moment që unë do ta refuzoj këtë mësim prej jush, sepse në respekt të karrierës unë kam qenë gazetar në atë periudhë. Ne nuk duhet të marrim mësime nga politika.

Berisha: Unë ju jap një sygjerim.

Çipa: Unë mendoj se ju nuk jeni të drejtë.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur objektivin dhe është i bindur në marrjen e një mandati të tretë nga socialistët.

Por ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kjo do të ndodhë vetëm nëse ai përdor shtetin për të fituar zgjedhjet, ndërsa nuk kursen akuzat ndaj Ramës për vjedhje të garave elektorale.

Duke analizuar qeverisjen e tij 8 vjeçare, Berisha tha në “Tempora” se vendi jo vetëm ka mbetur në vendnumëro por ka bërë prapa kthehu në shumë aspekte.

Sali Berisha: Nëse shkel çdo parim ndërton disfatën, ndërton autokracinë, rikthen të shkuarën dhe zhbën arritjet.Nëse marrim 8 vitet e tij do të doja që Shqipëria të ishte shumë më para nga aty ku e lamë por e vërteta është se Shqipëria 8 vite më parë kishte rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se dy vende anëtare të BE. Sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në rajon dhe rrogën mesatare rreth 50 euro më të ulët se Kosova.

Shqiptarët kanë sot çmimet më të larta në rajon, shqiptarët i kalojnë sirianët dhe sudanezët për azilkërkues në Europë. Nga 2014 dhe deri sot janë 220 mijë azilkërkues. Spastrim i madh etnik. Në vitin 2013 statusi i vendit kandidat u la i gatshëm. Në 8 vite Shqipëria ka marrë vetëm shtim kushtesh, jo vendnumëro po prapa kthehu në raport me hapjen e negociatave në BE. Shqipëria u kualifikua me dhjetëra herë si narkoshteti i vetëm në Europë, si Kolumbia e Europës, si qendra operacionale e krimit të organizuar dhe së fundi si shtet i dështuar.

Nëse një kryeministër vendos të përdorë të gjithë fuqinë e ezekutivit që të fitojë zgjedhjet të garantoj se ai i fiton një herë, dy herë, tre herë, derisa ta zvarrisin rrugëve të gjallë apo të vdekur. Makineritë elektorale janë terësia e njerëzve, mjeteve financiare, mjeteve logjistike që angazhojnë forcat kundërshtare në atë fushatë. Asgjë më ndikuese në zgjedhje nuk ka se përdorimi i shtetit për të fituar zgjedhjet.

Zgjedhjet kanë një vlerësim ndërkombëtar, tjetër nga përshtypjet. Në 2009 ka qenë Glover, kundërshtare e egër e Sali Berishës, e pranova pasi e kisha shpallur “non grata”. E pranova vetëm se Edi Rama do ta përdorte si pretekst për të mos hyrë në zgjedhje. Sali Berisha ndaloi përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore duke filluar nga ai vetë dhe makina e tij.

Zonja do të kishte dashur ti nxinte ato zgjedhje me të gjithë forcën e saj por shkruajti se kryeministri ju përmbajt vendimit që mori për të parandaluar përdorimin e administratës, resurseve dhe të gjithave në fushatë elektorale. Të njëjtin vendim bëri Edi Rama dhe e shkeli në çdo pikë dhe mori mbrapa raportin më të keq që mund të jetë shkruajtur ndonjëherë në historinë e ODIHR. Edhe Lukashenko është në pushtet.Po nuk të hoqën qytetarët e tu nuk të heq njeri nga pushteti. Rama i ka grabitur garat elektorale.

SHKARKO APP