Berisha për tërheqjen e Ramës nga vendimi për fashën prej 800 kwh të energjisë: I pata vënë ultimatum

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot vendimin e kryeministrit për t’u tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë në 1 tetor.

U dorëzua, para jush i kam dhënë ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë do presësh reagimin tonë. Sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr nën presion do të thotë se vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Guxoi por nuk guxoi, u palos!

Kjo është e vërteta. Sa i përket inflacionit, është mjeran ai në ekonomi. Nuk është ekonomia shgarravinë, vizatim. Ujërat tona nuk kanë asnjë lidhje me luftën, nuk ndikohen çmimi i energjisë nga lufta atje. Po marrim naftën, por pse në Mal të Zi shitet 900 lekë më lirë se në Shqipëri? T’u tregojë shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e çmimeve është si rezultat i bordeve. Nuk ka lidhje me luftën rritja e çmimit te djathit dhe të qumështit por me Ballkanin e Hapur, vërshimi i produkteve serbe drejt Shqipërisë. Unë nuk them se lufta nuk ka patur ndikim, por kurrë në këtë formë. Ai nuk është i pafajshëm nga injoranca sepse kur nuk di, ik dhe shko në punë tëndë, mos merr në qafë një vend”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?