Berisha për VOA akuzon Bashën për paratë ruse dhe 5 milionë euro cash me “Toyota Yaris”
Në një intervistë të gjatë me “Zëri Amerikës”, ish-kryeministri Berisha hedh hije dyshimi se Lulzim Basha ishte i përzier në pazarin e parave ruse dhe të dosjes “Toyota Yaris”, ku flitet për 5 milion euro cash që po vinin me një makinë në portin e Durrësit.
Ja se çfarë thotë Berisha në lidhje me këto dy çështje:
“Ambasadori Donald Lu më erdhi në zyrë dhe më solli disa dokumenta të cilat në mënyrë absolute nuk faktonin se si është bërë transferta e parave. Se gjithshka te dosja Muzin është te transferta e parave. Donald Lu m’u shpreh se janë para ruse. Dhe unë e sigurova se nuk janë para ruse. Dhe sot e them. Nuk janë para ruse. Por na të kohë, Lulzim Basha më shpjegoi se paratë u mblodhën nga biznesmenë shqiptaro-amerikan të SHBA. Nuk kishte se si të mos e besoja. Ai më gënjeu. Dhe më vonë kur Nick Muzin ra në një tjetër hetim, ai pranoi të flasë dhe të thotë të vërtetën.
Raporte të huaja të rrjedhura në mediat në Tiranë, tregojnë se prokurorja e Tiranës e cila hapi çështje për Lulzim Bashën, kërkoi në rrugë zyrtare dëshminë e Nick Muzin. Sipas këtyre raporteve ajo erdhi në ambasadë dhe nuk u dorëzua në Prokurori, por u përdor për të marë peng të themi Lulzim Bashën. Sigurisht këto do sqarohen me kohë. Por unë nuk e dija se Lulzim Basha ka bërë transfertë absolutisht të kundërligjshme. Më vonë zërat janë të qarta. Por unë i kam besuar plotësisht atij. I kam besuar dhe jam gënjyer.
Vijmë të dosja Toyota Yaris. Është pak më ndryshe kjo dosje. Siç e dini ju, në qiell të hapur, ngrihet një ditë në parlament dhe i thotë Taulant Ballës se do të të vijnë ty, me një seri Toyota-sh 5 milion euro.Janë në adresë tuaj. Kjo ishte e çuditshme. Ishte diçka konkrete. Do vijnë me Toyota Yaris dhe do vijnë 5 milion. Po si mund të thuhet kjo, të premten për të shtunën, kohë kur ata që do vinin mund të devijonin rrugën dhe mund të mos vinin fare. Dhe kjo ishte si të dështoje ardhjen e tyre. Dhe unë e pyes, më thuaj pak, ç’është kjo, kush ta ka thënë ty? A rrezikon kjo që të mos vijnë tani? Se kjo është e dhënë shërbimesh, o shërbimesh kriminale, o shërbimesh inteligjente e të antidrogës. Si qenka kaq e saktë kjo gjë? Më thotë që më mori në telefon një kamarier, nga një restorant i huaj, gjëra të tilla. Po i them ata mund të kthehen e nuk kapen. Eshtë t’i ndihmosh ata. Jo më tha, se ndiqen me GPS. Një “giallo” e vërtetë. Për çudi, ata nuk e devijuan fare rrugën, ndonëse e morrën vesh lajmin, erdhën direkt në Durrës. Jo me 5 milion, por me 3.5 milion. Gjë e cila ishte një habi e madhe, se si ata as i njoftoi kush dhe ata nuk u trembën dhe erdhën drejt e në port. I thashë çfarë ndodhi kështu? Nuk e di tha, por tha erdhën.
Marr vesh që vijnë hetuesit belg. I them, çfarë do u thuash?. Duhet të flasësh, i them unë, se kjo ngre shumë dyshime se mos janë klane rivale që njëri klan të njoftoi ty për të dëmtuar klanin tjetër dhe ti je bërë palë, dashje pa dashje në një intrigë kriminale, ose pastaj ngre dyshime se mos ti ke afera me Taulantin. Jo tha, nuk flas me ta.
Si përfundim kanë çuar 4 ose 5 letër porosi hetuesit belg, dhe zotëria nuk u përgjigjet. Kjo përbën një gjë shumë të rëndë për mua. Dhe thotë tani, ma përmend dhe Rama. Rama ja përmend se e mban peng, se Rama i di të gjitha, se unë kaq di, nuk di më shumë. Por di që ai duhet të zbardhë këtë çështje se nuk e futa unë në këtë çështje, u fut vetë nga detyrime apo qëllime të caktuara”- shprehet Berisha për VOA
KOHA JONË SONDAZH

