Berisha: Përçarja e opozitës, pengmarrje! Zinxhiri i Bashës me afera është i gjatë
Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, pretendon se përçarja e opozitës është pengmarrje. Për të Basha nuk është i përfshirë vetëm në financim rus, por ka kryer edhe afera të tjera.
“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. u e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse.
Lulzim Basha është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën”,-tha Berisha.