Berisha: Po fshihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Të ngrihet komision hetimor

“Helikopteri që u rrëzua dhe ra dje në liqenin e Shkodrës, në të cilin humbën jetën dy pilotët, duket se transportonte mermer për në rezidencën malore në Vermosh të Mimi Kodhelit! Në rast se kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar shtetëror.”

Nga Sali Berisha.

“Shkodra zien dhe gumëzhin për rrëzimin e helikopterit! Qeveria përpiqet të fshehë shkaqet dhe rrethanat?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Helikopteri që u rrëzua dhe ra dje në liqenin e Shkodrës, në të cilin humbën jetën dy pilotët, duket se transportonte mermer për në rezidencën malore në Vermosh të Mimi Kodhelit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast se kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar shtetëror. Qeveria po bën gjithçka për të fshehur shkakun e vërtetë dhe rrethanat e rrëzimit të helikopterit, pra për t’i mbuluar me heshtje dhe për t’i lënë ato në fund të liqenit…

Gazetari Elvis Nabolli që jep këtë lajm në Fb e tij, kërcënohet me jetë dhe detyrohet të heqë statusin nga Fb.

Neo-bllokmeni Ilir Beqja kërcënon fizikisht gazetarin e “Zërit të Amerikës” në spital tek i plagosuri.

Ndërkohe portali syri.net jep një video që tregon se helikopteri është ndalur në një lëndinë pranë doganës së Hanit të Hotit (mundet për të marrë ngarkesë?) dhe prej aty është nisur për udhëtimin fatal.

Ndaj peshkatarëve që arritën të parët në vendngjarje dhe banorëve të zonës po ushtrohet dhunë që të mbyllin gojën.

Për të fshehur të vërtetën, janë konfiskuar edhe celularët e peshkatarëve dhe banorëve sepse mund të kenë regjistruar pamje kompromentuese.

Sot, urgjent parlamenti duhet të ngrejë komisionin e verifikimit me çdo kusht të këtyre të dhënave tejet tronditese.

I bëj thirrje Presidentit të Republikës të shfrytëzojë të gjithë kompetencat e tij për të verifikuar rrethanat dhe shkakun e kësaj tragjedie!”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/582144735279771

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?