Berisha po punon për bashkimin me Bardhin

Sesioni i ri parlamentar do të nis me një PD të përçarë. Por mbledhja e grupit parlamentar të grupit të Rithemelimit të udhëheqet nga Sali Berisha, ka nxjerrë si përfundim, që të vazhdohen negociatat me Gazmend Bardhin dhe grupin e tij, për të bërë të mundur një bashkim të dy palëve.

”E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi. Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”,-tha Berisha.

Deputeti Saimir Korreshi është shprehur pro negociatave të Sali Berishës me Gazment Bardhin, për të bërë një bashkim në sesionin e ri parlamentar. ”E mbështes negociatën, për këtë kemi qenë dhe për këtë kemi ngritur zërin. Nuk ka grup Rithemelimi më por ka deputetë të PD. Ne do bëjmë një grup të përbashkët për të shtuar forcat tona kundrejt Edi Ramës”, tha Korreshi.

SHKARKO APP