Berisha: Po vjen destabilizimi i vendit
Sali Berisha ka shpjeguar për Eni Vasilin, thirrjen e tij për armatosjen e popullsisë.
Ai akuzoi policinë si bandë kriminale dhe të lidhur me Shullazin.
Lidhur me arrestimin e këtij të fundit, Berisha tha se policia refuzoi ta arrestonte, por ishin oficerët e Prokurorisë ata që e arrestuan Shullazin.
Pikërisht, sipas Berishës, arrestimi i Shullazit shërbeu si pikë hakmarrje e mazhorancës për ta përjashtuar atë nga Parlamenti.
Berisha tha se Shullazi para disa muajsh nxori nga komisariati nipin e tij dhe rrahu edhe policin që e kishte arrestuar.
Berisha: Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi
Berisha i qëndroi edhe një herë deklaratës së tij për armatosje të popullatës. Ai tha se Policia është me krimin dhe se qytetarët duhet të armatosen që të mbrohen prej krimit.
I pyetur nga gazetarja nëse këto deklarata destabilizojnë vendin, ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se destabilizimi po vjen, madje duke treguar edhe bindje.
“Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi. Tani ka vrasje më shumë se kurrë ndonjëherë. Asnjëherë nuk kemi qenë në këtë gjendje”, tha Berisha.
Që nga dita kur ju bëtë një deklaratë që tronditi disi opinionin politik, pati dhe jehonë ndërkombëtare. Si e pritet vendimin për përjashtim?
U ndjeva shumë i nderuar. Pasi këtë kohë e karakterizon koha e shullazëve. Për aq sa mediat flasin e paraqesin, për aq sa komentohet e transmetohet, kjo është koha e shullazëve qeveritarë. E kam fjalën për kohën e krimit të organizuar në shkallën më të lartë. Në dy netët e fundit tritol, vjedhje me maska, arrestimin të biznesmenit në mënyrë më mafioze, e kam fjalën për zotin Neranxi, që organizonte një panair. Kjo është koha e shullazëve. Shullazi kryesor është Rama, Tahiri. Ai që i bënë Neranxit është rrëmbim. Gjetën rastin për ta kapur, ai kishte një panair që ishte një ngjarje jo vetëm për biznesin e tij, por për të gjithë sektorin e atij lloj biznesi. Është një njeri që ka qenë deputet.
KOHA JONË SONDAZH

