Berisha porosi krerëve të degëve të PD-së për Primaret: Jo garë me sherre, duhet transparencë

Gjatë takimit me krerët e degëve të PD-së këtë mbrëmje në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu dha disa porosi sa i takon procesit të primarëve, nga ku do të zgjidhen kandidati për kryetar bashkie. Berisha tha se me rëndësi është që të mos krijohen sherre për garën, duke nënvizuar edhe faktin se duhet të ketë transparencë dhe të mbrohet vota e lirë e qytetarëve.

“Ne nuk do ta braktisim vendin, por do dëbojmë Ramën. Mori pushtet me dhunë, por ne do ia marrim me votën e lirë. Do të bëjmë gjithçka për një proces Primar. Do jemi sa më traspararentë për këtë proces. Do përcaktohen qendrat e votimit, numërimi i votimeve.

Ne jemi në këtë proces dhe duhet të bëjmë që çdo votues që ka hedhur votën për ne të këtë transparencë. Të mos lejojmë që gara jonë për defekte të krijojë sherre. Në asnjë rast ju duhet të jeni garant të integriteti të kësaj gare.

Duhet të frymëzojmë çdo qytetar me transparencësn që do ofrojmë. Kam shumë besim se 7 korriku do të jetë një sukses i zbehtë në krahasim me atë të 12 nëntorit. Duhet të jetë më i madhi që ka parë Tirana. Ne do ndezim sirenat e shpresës për çdo qytetar”.

SHKARKO APP