Berisha: Porti i Durrësit, aferë Rama-Basha. Emiriana Sako të dalë para drejtësisë
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Durrësi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me Lulzim Bashën, sipas tij po i grabisin qytetit 800 mijë m2 tokë për ndërtimin e Portit. Përfshirja e kompanisë së Emirateve të Bashkuara po përdoret sipas Berishës, për të fshehur aferën korruptive të projektit.
“800 mijë m2 me një vlerë prej disa miliard euro dhe kjo për një akt çmendurie të papërmbajtur të korrupsionit të Edi Ramës dhe Lulzim Bravës”,-tha Berisha.
Po ashtu Berisha sulmoi edhe kandidaten e PS-së për zgjedhjet e 6 marsit, kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako për të cilën tha se duhet të dalë para drejtësisë. Ish-kryeministri paralajmëroi protesta për Projektin e Portit të Durrësit dhe për aferën e incineratorëve.