Berisha poston një foto me Merkel: Rama po përdor besimimin mysliman, si pengesë në rrugën drejt BE

 

Sali Berisha nuk mund të rrinte pa komentuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Edhe pse nuk është takuar me të, gjë që e ka pritur për tetë vite me radhë si kryeministër, ai ka postuar një foto me Merkelin, të bërë disa vite më parë.

Sipas Berishës, Merkel ia bëri të qartë Ramës, se lidhjet e tij me krimin, e pengojnë Shqipërinë drejt BE-së.

Ai shkruan edhe se Rama po përdor si pretekst për bllokimin e integrimit në BE, besimin mysliman të shqiptarëve.

Kancelarja Merkel hodhi poshte ne menyre te perseritur pretendimin absurd te Edi Rames se Shqiperia pengohet ne rrugen e saj drejt BE nga besimi fetar musliman i shumices se shqiptareve, pretendim qe behet me qellim per te mbuluar lidhjet e tij direkte personale me krimin, korrupsionin dhe politikat e tij eksodogjene”, shkruan Berisha, që dje duhet të ketë qenë njeriu më në siklet nga vizita e Merkel, e cila e injori për tetë vite me radhë, edhe pse Berisha deklaronte se ajo i kishte premtuar që do e vizitonte Shqipërinë.

Vetëm se, e vizitoi me Ramën kryeministër.

SHKARKO APP