Berisha poston video nga protesta: Ky revolucion është një lëvizje e fuqishme e çdo shqiptari!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë pjesë na fjalimi që mbajti në protestën qlë u zhvillua para Parlamentit këtë të enjte. ”Të marrim fatin e vendit në duart tona! Të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e aspiratave dhe ëndrrave që kanë fëmijët tanë”,-është thirrja që përçon Berisha.

Postimi i plotë

Ky REVOLUCION është një lëvizje e fuqishme e çdo shqiptari!
T’i themi JO diplomatëve të korruptuar!
T’i themi JO McGonigal-ëve!
T’i themi JO Edi Ramës!
Të marrim fatin e vendit në duart tona! Të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e aspiratave dhe ëndrrave që kanë fëmijët tanë.

SHKARKO APP