Berisha pranon se është gati të rikthehet si kryetar i PD-së

Nga Elbasani, aty ku mbajti takimin e radhës me demokratët në kuadër të turit ”Foltorja”, për herë të parë Sali Berisha ka folur për rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike. Këtë ish-kryeministri e lidh me faktin që sipas tij historia ka treguar që rikthimet janë të dobishme.

”U them gazetarëve që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion kushtetues të këtij vendi. Cilindo kryetar që dëshironi ju unë do ta pranoj, unë jam i hapur. Historia ka treguar që rikthimet janë të dobishme. Ai duhet të largohet e të reflektojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka kuvend e nuk lejon referendum dhe t’i tërheqë menjëherë këto deklarata.

Ne do të rikthejmë votën dhe vullnetin tuaj dhe me votën tuaj të lirë do të përcaktoni deputetët dhe renditjen e tyre do të përcaktoni drejtuesit e degës dhe këshilltarët e qeveritarët vendorë. Kryetari në statut ka vendosur që këshilltarët duhet t’i miratojë kryetari i partisë këto janë absurditete që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë.

Nuk është kusht që kryetari i partisë të jetë dhe kryeministër, le të vendosë anëtarësia, ajo mban përgjegjësinë për të mbështetur këtë lokomotivë në zhvillimin e vendit. Kryetari nuk mund të marrë vendime duke shkelmuar statutin”.

SHKARKO APP