Berisha: Prapaskenat e emërimit të drejtorit të ri të Portit të Durrësit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për largimin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, Agron Tare dhe zëvendësimin e tij ditën e sotme nga shefi i Antikorrupsionit të Kryeministrisë, Pirro Vengu.
Berisha shkruan se pas kësaj lëvizje dhe zëvendësimi të rrufeshëm, fshihet Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, për të cilin nuk kursen akuzat si të lidhur me Ndragetën, mafian italiane.
“Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!
Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.
Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. ”, shkruan Berisha.