Berisha premton lehtësira për bizneset në Njësinë 8: Ulje energjie dhe uji, falje gjobash

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me biznese në zonën e Njësisë 8 në kryeqytet. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha u ka shpalosur bizneseve pjesë të programit të PD, që sipa tij do t’u krijojë lehtësira dhe do t’i ndihmojë të rimëkëmben e të mos falimentojnë.
Berisha u ka premtuar ulje të çmimit të energjisë dhe ujit, ashtu sikurse edhe lehtësim të taksave dhe sigurimeve.
Gjatë diskutimeve me pronarë dhe punonjës të bizneseve të ndryshme, Berisha u premtoi se me ardhjen e tij në qeveri ai do të ulë me tre fish energjinë elektrike duke e çuar atë në 6 lekë për kilovat.
Berisha tha gjithashtu se do të përgjysmojë tarifën e ujit.
“Bashkia nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1% të xhiros. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin”, u shpreh kreu i PD.
Sali Berisha: Do të ulim nga 1500 në 120 tarifën e hapësirës publike, aq e keni pasur. Do të ulim energjinë me 3 fish, do jetë 6 lekë, do përgjysmoj tarifën e ujit. Bashkia nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1% të xhiros. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin.