Berisha: Presidenti Meta po përpiqet që të mbrojë votën e qytetarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ”Frontline”, ndër të tjera foli edhe për Presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po përpiqet që të mbrojë votën e qytetarëve.
”Mendoj që Presidenti Meta po bën gjithçka që të ketë zgjedhje të lira. Unë kam kërkuar që të krijohet një Komitet Kombëtar që të kryesohet nga Presidenti Meta, për menaxhimin e pandemisë. Meta ka ngritur zëri për pandeminë. Kominikimi i fundit me Metën ka qenë për çështje pandemia, kushtetëshmërie. Ka patur raste që ka kërkuar mendim, por kemi diskutuar”,-tha Berisha.
Gazetarja: Është normale që Presidenti të përfshihet kaq shumë në fushatë?
Të jem i sinqertë, kur ai sheh në garë Rrahman Rrajën, kur sheh në garë njerëz që duhet të ishin në qeli për përfshirjen në drogë. Meta nuk ka zgjidhje tjetër për të paralajmëruar që të mbrojë votën. Mendoj që roli i tij është më i rëndësishëm tani se sa në një kohë, po përpiqet që të përdorë autoritetin e presidencës për qytetarët. ai nuk ka në dorë që të heqë kandidatët, as Tom Doshin. Raportet e Ramës me krimin janë të njohur.