Berisha: Presioni i Kim ndaj gjyqësorit akti i saj individual. Do informojmë autoritetet e SHBA-ve
Sali Berisha komentoi sot vendimin e gjykatës për të çuar në Apel, vendimin e gjyqtarit Zhukri që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri.
“Sa i përket standadit, një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Një njeri me karakter nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani shpalli palë atë që nuk ishte. Shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV së saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.
Nuk besoj se ka patur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj. Ky është një akt individual, do informojmë autoritetet e SHBA”, tha Berisha.