Berisha prezanton kandidatin në Lushnje: Balla po bën fushatë të hapur për Bashën

Ish-kryeministri, Sali Berisha pasditen e kësaj të mërkure ka prezantuar kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano për bashkinë e Lushnjës, kjo në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

”Ndryshimi është një mesazh për Ramën një mesazh se me Lul Bravën do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë. Në datën 6 mars votoni ndryshimin e vërtetë, votoni Elton Banon dhe ju garantoj se keni firmosur ndryshimin për ju, për fëmijët tuaj”.

Po ashtu ish-kryeministri tha se Taulant Balla po bën fushatë për Bashën. ”Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i dha logon e PD dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj çdo votë për kandidatin e Bashës shkon për Edi Ramën. Ata që preferuan emëruan e Lul Bravës le të dëgjojnë dërdëllitjet e Taulantit Ballës që vjen bën fushatë për ta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?